Vdekja e ushtarakes dhe plagosja e 2 të tjerëve, reagon ministrja Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së FA

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 06-05-2019 Vdekja e ushtarakes dhe plagosja e 2 të tjerëve, reagon ministrja Xhaçka: Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së FA Evektivja që humbi jetën

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar për vdekjen e efektives së FA në Letoni si dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Xhaçka shprehet se më këtë moment të vështirë janë pranë familjes.

"Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura", shprehet ministrja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066665887832642
array(1) { ["section"]=> string(124) "vdekja-e-ushtarakes-dhe-plagosja-e-2-te-tjereve-reagon-ministrja-xhacka-dhimbje-e-madhe-per-humbjen-e-deshmores-se-fa-163146" }