Vdekja e vajzës së Abaz Kupit, Berisha mesazh ngushëllimi: Saga e vuajtjeve dhe sakrificave të saj epope e qëndresës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:47 05-10-2019 Vdekja e vajzës së Abaz Kupit, Berisha mesazh ngushëllimi: Saga e vuajtjeve dhe sakrificave të saj epope e qëndresës Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Hyrije Kupit, vajza e Abaz Kupit e cila u nga nga jeta ditën e djeshme.

Në një mesazh të postur në facebook, Berisha shpreh ngushëllimet për familjarët e Kupit, teksa thotë se vuajtjet e saj dhe të familjes së saj "janë një epope e vërtetë e qëndresës së pamposhtur dhe frymzuese per vlerat dhe idealet më të larta fisnike te njeriut".

Mesazhi i Berishës:

Ngushellim!

Miq, dje u nda nga jeta Hajrie Kupi, vajza e tribunit popullor Abas Kupi, burri qe nisi rezistencen ndaj pushtuesit qe ne oret e para te sulmit fashist dhe lufoi me guxim dhe trimeri te rralle per lirine kombetare te shqiptareve gjer ne çlirimin e tyre.

Abaz Kupi pas lufte do vazhdonte perpjekjet per permysjen e rregjimit stalinist ne Shqiperi kurse Enver Hoxha do te mbante peng ne kampet e perqendrimet dhe burgjet Hajrien dhe te gjithe familjen e nderuar te Abaz Kupit.

Saga e vuajtjeve, sakrificave te Hajrie Kupit, bashkeshortit te saj Viktor Dosti, djali i intelektualit te shquar, nacionalistit dhe drejtuesit te Ballit Kombetar, Hasan Dostit dhe femijeve te tyre gjate kalvarit komunist 46 vjeçar, jane nje epope e vertet e qendreses se pamposhtur dhe frymzuese per vlerat dhe idealet me te larta fisnik te njeriut.

Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes, te afermve dhe miqve te familjes te te ndjeres Hajrie Kupi dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i saj te gjeje paqen e merituar. Ngushellime! sb

72061959_1387231538104416_9216159562699112448_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019313097000122
array(1) { ["section"]=> string(121) "vdekja-e-vajzes-se-abaz-kupit-berisha-mesazh-ngushellimi-saga-e-vuajtjeve-dhe-sakrificave-te-saj-epope-e-qendreses-180895" }