Vdekja pa zhurmë e Drobonikut, autorit të mozaikut më të madh në Ballkan, gazetarja: Institucionet janë të shurdhër dhe të verbër! Falna mjeshtër se nuk dimë ç’bëjmë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:12 13-02-2020 Vdekja pa zhurmë e Drobonikut, autorit të mozaikut më të madh në Ballkan, gazetarja: Institucionet janë të shurdhër dhe të verbër! Falna mjeshtër se nuk dimë ç’bëjmë Josif Droboniku

Edhe pse një mjeshtër i madh i mozaikëve, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin, Josif Droboniku u shua pothuajse pa bërë ‘zhurmë’.

Mjeshtri u nda nga jeta, pikërisht në Italinë fqinje, dhe zuri veç pak rreshta në disa portale, por asgjë më shumë se kaq.

Ai meritonte kronika të tëra televizive, speciale e editoriale pikërisht për faktin e vetëm se gjithë jetën e tij ia kushtoi artit e kulturës në Shqipëri, por dhe më gjerë. Droboniku la pas punime artistike të vyera që do t'u mbeten brezave të ardhshëm.

Vdiq pikërisht në ditët kur media ishte shumë e zënë duke mbuluar prezantimin e Alketa Vejsiut, e për mjeshtrin e madh u mjaftua me disa fjali. Droboniku meritonte një nderim të denjë nga institucionet tona, por askush nuk u kujtua.

Ministria e Kulturës, mesa duket është e zënë me punë të tjera.

Dhe siç shkruan në një status në profilin e saj në 'Facebook', gazetarja e kulturës Anisa Ymeri: ata janë të “shurdhër dhe të verbër”.

"Me përulje për Josif Drobonikun, një nga personalitetet më me vlera dhe më modestë që kam njohur! U shua para disa ditësh por shumë prej nesh që e deshëm, mësuam rastësisht sepse në Shqipëri, institucionet janë të shurdhër dhe të verbër.
Njësoj, në mos më keq është edhe media. Droboniku është autori dhe realizuesi i mozaikut më të madh në Ballkan, i kupolës së Katedrales Ortodokse! Bashkëautor i Mozaikut “Shqipëria” por edhe i mozaikut në sheshin e shqiptarëve në Shkup. Kaq mjafton!!! Por në fakt kaq, është fare pak krahasuar me vepra të tjera të cilave u ka dhënë një jetë të dytë e që do të rrojnë prej tij edhe disa shekuj të tjerë. Pushofsh në paqë mjeshtër dhe falna se nuk dimë ç’bëjmë", shkruan gazetarja Ymeri.

Josif Droboniku vdiq më 6 shkurt të këtij viti, në Bari të Italisë në moshën 68-vjeçare. Ai po kurohej nga një sëmundje e rëndë që i ishtë bërë barrë, e nuk e la të shijonte edhe një pranverë tjetër.

Edhe pse gjatë vitit të fundit, kur ju shfaq sëmundja, Josifi vazhdonte kurimin dhe nuk u dekurajua, nuk e ndaloi krijimtarinë artistike për përfundimin e mozaikut në faqen lindore të Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit”.

Në këtë Katedrale ai së bashku me bashkëshorten, artisten Liljana dhe vajzat Mirlinda dhe Alba, në vitin 2012 realizuan mozaikun e kupolës (700 m2), një nga veprat më të mëdha në Ballkan, më vonë atë të apsidës (100 m2) dhe së fundi po realizonin mozaikun e faqes lindore që ishte në përfundim e sipër.

ngjallja_e_krishtit.jpg

Ndërkohë në Shkup, Droboniku realizoi sheshin “Skënderbeu” në Çarshi të Shkupit, ku ndodhet shtatorja e Skënderbeut, mozaikun e madh kushtuar qëndresës shqiptare në shekuj, historinë e tyre.

KUSH ishte mjeshti i madh, kolosi i mozaikëve Josif Droboniku?

Josif Droboniku lindi në Fier më 25 dhjetor 1952. Ndoqi liceun artistik dhe Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e Pikturës Monumentale.

Mozaikët dhe afresket e tij gjenden në Muzeun Historik Kombëtar dhe Pallatet e Kulturës në Tiranë, Lushnjë dhe Peshkopi. Në Shqipëri Droboniku lë pas një krijimtari të afirmuar në nivel kombëtar.

Me ngritjen në qëndër të Tiranës të godinës së re të Muzeut Historik Kombëtar, Droboniku ishte një nga pesë bashkautorët e mozaikut me titull “Shqipëria” (1982, fasada e MHK, Tiranë (450 m2).

fasada.jpg

Në Tiranë punoi deri në vitin 1990 si piktor, regjizor në sektorin e filmit të animuar në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe më 1990 transferohet me banim në Itali, në zonën e Kalabrisë, në Lungro.

Fillimishtai së bashku me bashkshorten Liljanën kanë çelur ekspozita pikture në disa fshatra të provincës së Kalabrisë, por suksesin brilant ata e arritën në fushën e dekorimit të kishave të Kalabrisë me mozaikë, piktura murore dhe ikona.

Krijimtaria artistike e Josif Drobonikut deri në vitet 1990, ishte pjesë e ekspozitave vjetore të indokrinuara që organizonte shteti komunist shqiptar në nivel lokal dhe kombëtar.

krishti.jpg

Në veprat e artistit Josif Droboniku mbizotëronte fryma monumentale. Aktiv, pasionant, i përkushtuar ndaj artit, Josif Drobonikuiri mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e arteve figurative që zhvlloheshin në Tiranë: ekspozita, konkurse, festivale filmi etj.

Pjesëmarrja e tij, si bashkautor në grupin e autorëve të projektimit dhe realizimit të mozaikuttë madh “Shqipëria” të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ishte rezultat i diplomimit të tij në degën e pikturës monumentale (1977) si dhe i një karakteri të fortë, këmbëngulës dhe pasionant drejt gjinisë së mozaikut.

krishti1.jpg

Mozaiku ishte pak i aplikuar dhe i njohur në shekullin XX në Shqipëri. I vetmi mozaik monumental i realizuar në Tiranë nga piktori Italian Giulio Roso (1938) ndodhej në hollin e Bankës Kombëtare

Josif Droboniku sot konsiderohet një nga artistët e mëdhenj të mozaikut shqiptar, ndofta dhe më i madhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryqi çudibërës i Kishës 1500-vjeçare të Labovës, Mira Meksi: Është marrë nga e bija e Enver Hoxhës
»
Article Logic
Execution time: 0.0087661743164062
array(1) { ["section"]=> string(168) "vdekja-pa-zhurme-e-drobonikut-autorit-te-mozaikut-me-te-madh-ne-ballkan-gazetarja-institucionet-jane-te-shurdher-dhe-te-verber-falna-mjeshter-se-nuk-dime-c-bejme-195078" }