Autoritet greke kanë nisur hetimin pas vdekjes së ish-ministrit gjatë qeverisës së Pasok, Sifi Valvrakis, i cili u gjet pajetë në zonën e detit pranë Eretria.
78-vjeçari kishte hyrë në detë për të peshkuar me anë të një motorbarke por duket se koha e keqe bëri që barka të përmbysej.
Valvrakis ra në ujë dhe u gjet nga polumbarët i goditur në kokë dhe me një gisht të prerë të dorës së majtë.
Policia helene e ka bazuar zbardhjen e ngjarjes në 2 pista: ose Valvrakis ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë e më pas është goditur nga helikat e barkës, ose barka është përplasur me një varkë tjetër duke u përmbysur.
Trupi i 78-vjeçarit u gjet në det pranë një ishulli të vogël në zonën e quajtur "Pezonisi" ose "Ishulli i ëndrrave".
Sipas gruas së tij, Sifis Valyrakis ishte larguar nga Eretria në orën 2 të pasdites me një anije private e cila më vonë u gjet nga një anije peshkimi e bllokuar në juglindje në ishullin Agia Triada (Aspronisi) pa persona në bord.