“Vdekje për shqiptarët”, reagon ashpër ministria e Jashtme pas thirrjeve shqetësuese në Manastir (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 17:45 19-01-2018 “Vdekje për shqiptarët”, reagon ashpër ministria e Jashtme pas thirrjeve shqetësuese në Manastir (DEKLARATA)

Reagon ministria e Jashtme e drejtuar nga Ditmir Bushati pas grafiteve në qytetin e Manastirit me përmbajtje të urrejtjes nacionale e raciste.

“Ligji është ligj”, dhe “Vdekje për Shqiptarët”, shkruhej në grafitet që bënë bujë në rrjetet sociale. Ministria e Jashtme kërkon hetim nga ana e autoriteteve maqedonase dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

“MEPJ u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjesisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj dhe dënon gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në Manastir, në adresë të shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

“Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve”, përmbyll deklaratën ministria e Jashtme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012013912200928
array(1) { ["section"]=> string(110) "vdekje-per-shqiptaret-reagon-ashper-ministria-e-jashtme-pas-thirrjeve-shqetesuese-ne-manastir-deklarata-107176" }