Vdes 1 orë pas serumit, mjeku: Mund të ketë konsumuar mbidozë barnash

Publikuar tek: aktualitet, më 06:08 30-05-2015 Vdes 1 orë pas serumit, mjeku: Mund të ketë konsumuar mbidozë barnash

“E pyeta bashkëshortin e saj nëse vuante nga ndonjë sëmundje pacientja dhe  aty mësova se ajo ishte me sëmundje kronike depresive dhe prej vitesh kurohej me medikamente antidepresion. E pyeta edhe në veçanti pacienten  mos kishte konsumuar medikamente më shumë se çduhej, por ajo më tha jo. Menjëherë mora analizat komplet për të parë gjendjen e saj shëndetësore dhe menjëherë nisa kurën me serum”. Kjo është deklarata e mjekut 46-vjeçar Ilir Xhemollari, pas vdekjes së pacientes Hatixhe Filja, pas kurimit të marrë  në urgjencën  e Qendrës  Spitalore “Xhaferr Kongoli”, në Elbasan.

Në prononcimin e dhënë për gazetën “Panorama”, mjeku ndaj të cilit ka nisur procedim penal për akuzën “mjekim i pakujdesshëm dyshon  se pas kthimit  në shtëpi, gruaja  të ketë  pirë një mbidozë barnash antidepresion.

Ndërkohë familjarët nuk kanë pranuar që të kryhet autopsia ndaj viktimës 48-vjeçare, si dhe  nuk kanë bërë denoncim  ndaj mjekut. Për këtë arsye Policia ka nisur hetimin kryesisht.

Hatixhe Filja ndërroi jetë një orë pasi kishte marrë ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjin Gjoni zgjidhet president i Këshillave Gjyqësorë të Ballkanit
Çifti homosekual rrëfen dashurinë që u lidh me martesë në Tiranë: Do të birësojmë një fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.012140035629272
array(1) { ["section"]=> string(73) "vdes-1-ore-pas-serumit-mjeku-mund-te-kete-konsumuar-mbidoze-barnash-12264" }