Vdes 44 vjeçari, u qëllua me thikë për parkimin e makinës, autori largohet

Publikuar tek: bota, më 22:32 13-07-2015 Vdes 44 vjeçari, u qëllua me thikë për parkimin e makinës, autori largohet Foto ilustruese

Një burrë është vrarë me thikë në një aventurë për rrugën, dhe me sa duket për një parkim. Si ngjarje është e njohur dhe në Shqipëri, por në fakt, ka ndodhur në Itali, në Mesina, raporton La Stampa. Ka ndodhur pasditen e sotme në zonën jugore të vendit. 

Salvatore La Fauci, 44 vjeç, është qëlluar nga një person që nuk ka lënë gjurmë në vendngjarje. Autori më pas është larguar.

44 vjeçari është transportuar në poliklinikë ku mjekët i kanë bërë edhe një ndërhyrje kirurgjikale por që ka rezultuar e pasuksesshme. Në të njëjtën kohë policia ka hapur hetimet për të gjetur agresorin dhe për të zgjidhur çështjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11171197891235
array(1) { ["section"]=> string(78) "vdes-44-vjecari-u-qellua-me-thike-per-parkimin-e-makines-autori-largohet-16101" }