Vdes Ali Çeno, ish truproja e Mehmet Shehut që dëshmoi vrasjen e tij

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 23-08-2019 Vdes Ali Çeno, ish truproja e Mehmet Shehut që dëshmoi vrasjen e tij

Ditë më parë ka ndërruar jetë Ali Çeno, ish truproja e Mehmet Shehut, i cili pas rënies së diktaturës ka dhënë dëshmi të kundërta me versionin zyrtar per vetëvrasjen e ish kryeministrit me jetëgjatë ne komunizem.

Pas vdekjes se Shehut, Ali Çene u torturua dhe u burgos nga regjimi, shkruan newsbomb.al.

Në intervistat e shumta, Ali Çene ka dhënë dëshminë e tij për mënyrën se si u eleminua Mehmet Shehu nga Enver Hoxha për të mos e lejuar të ishte pasardhesi i tij ne pushtet. Natën e vdekjes, Ali Çene ishte ndër te parët që pa kufomen e Shehut.

“Grupi i ekspertëve ka ardhur pas gati 2 orësh dhe filluan të bëjnë kontrollin e dhomës. Tek komodina ishte një gotë me një lëng të verdhë, sepse ai zakonisht pinte kamomil ose lule bliri, por mënyra se si u zhduk ajo gotë, mua më lë të dyshoj shumë. Ne shkuam tek zyra e Mehmetit dhe kur u kthyem, gota ishte zhdukur. Më pas e gjetëm të larë dhe të kthyer përmbys në lavaman. Kjo më lë të dyshoj se aty mund t’i kenë futur ilaç gjumi dhe mund ta kenë asgjësuar”,ka dëshmuar Çene, raporton newsbomb.al

69355467_374270640136816_539391005535764480_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031761169433594
array(1) { ["section"]=> string(74) "vdes-ali-ceno-ish-truproja-e-mehmet-shehut-qe-deshmoi-vrasjen-e-tij-176097" }