Vdes Charles Manson! Seria e vrasjeve të bujshme, mes tyre aktorja shtatzënë e Hollivudit

Publikuar tek: bota, më 10:33 20-11-2017 Vdes Charles Manson! Seria e vrasjeve të bujshme, mes tyre aktorja shtatzënë e Hollivudit

Charles Manson, udhëheqësi famëkeq i kultit i cili i drejtoi dishepujt e tij për të kryer një seri vrasjesh brutale dhe u bë një simbol i anës së errët të protestave të viteve 1960, ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

Manson u shtrua në spitalin e Bakersfield, Kaliforni, dhe vdiq nga shkaqe natyrore të dielën. Në vitin 1969, pasuesit e tij, të njohur si familja Manson, vranë shtatë persona.

Ndër viktimat e vrasjeve ishte aktorja  shtatzënë e Hollivudit Sharon Tate, gruaja e Roman Polanski.

Katër persona të tjerë në shtëpinë e Tate u qëlluan brutalisht për vdekje. Të nesërmen, një çift i pasur në Los Anxhelos, Leno dhe Rosemary LaBianca, u vra gjithashtu nga klani mafioz. Vrasjet u bënë të njohura masivisht si vrasjet e Tate-LaBianca.

Manson nuk ishte në skenën e asnjërës prej vrasjeve, por megjithatë ishte dënuar për drejtimin e pasuesve të tij. Ai u dënua me vdekje në vitin 1971 dhe vdiq dje pas 4 dekadash burg.

vvgv.jpg

2380.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Dua të ndahem", polici qëllon të dashurën, vret të atin dhe dy të tjerë
Zjarr në një bllok banesash, 19 të vdekur në Pekin »
Article Logic
Execution time: 0.011545896530151
array(1) { ["section"]=> string(94) "vdes-charles-manson-seria-e-vrasjeve-te-bujshme-mes-tyre-aktorja-shtatzene-e-hollivudit-100194" }