Vdes DJ i famshëm, zgjodhi “vdekjen e ëmbël” para korrocës së invalidit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:42 28-02-2017

Ka ndërruar jetë DJ i famshëm, pas tre vitesh përpjekje për të dalë nga paraliza dhe verbimi total.

Fabiano Antoniani 39 vjeç nga Milano ka zgjedhur vetë të vdesë, duke i dhënë fund jetës mbrëmë me eutanazi (vetëvrasje e asistuar nga mjekët) në një klinikë zvicerane.  

Në qershor të 2014, Fabiano Antoniani kishte mbetur i verbër e tetrapelgjik për shkak të një aksidenti me makinë.

Për tre vjet me radhë dhe pas shumë tentativash me terapi të pasuksesshme rehabilituese, Dj italian jetonte i paralizuar në shtrat, i ndihmuar për të marrë frymë e për t’u ushqyer me anë të aparateve mjekësore.

I ndihmuar nga e fejuara e tij i kishte shkruar letër Parlamentit italian e së fundmi dhe vetë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella që ta lejonin të vdiste. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet bosi shqiptar i kokainës dhe e pëson keq në Angli, bashkë me të edhe anglezja që “linte kokën” pas 35 vjeçarit (HISTORIA)
Fotoja që po “fluturon” në rrjet: Në takimin zyrtar me Donald Trump, shikoni ç’bën kjo vajzë »
Article Logic
Execution time: 0.0091850757598877
array(1) { ["section"]=> string(80) "vdes-dj-i-famshem-zgjodhi-vdekjen-e-embel-para-korroces-se-invalidit-video-70217" }