Vdes djali dhe trashëgimtari i Osama bin Laden, Hamzai

Publikuar tek: bota, më 19:05 31-07-2019 Vdes djali dhe trashëgimtari i Osama bin Laden, Hamzai Hamza bin Laden

Hamza bin Laden, djali i liderit famëkeq të Al-Kaida-s, ka ndërruar jetë, sipas inteligjencës amerikane.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me vdekjen e tij, nëse SHBA ka patur rol, madje as nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.

Për herë të fundit Hamza bin Laden u shfaq në publik në vitin 2018, kur i bëri thirrje popullit arab të revoltohen kundër Arabisë Saudite.

Hamzai besohet se ka lindur 1989. I ati i tij u zhvendos në Afganistan në 1996 dhe i shpalli luftë SHBA-ve. Ai u vra në vitin 2011 nga marinsat amerikanë në Pakistan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009390115737915
array(1) { ["section"]=> string(60) "vdes-djali-dhe-trashegimtari-i-osama-bin-laden-hamzai-173981" }