Vdes e burgosura shqiptare në Greqi, shoqet e qelisë në revoltë: Ishte e infektuar me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 15:40 09-04-2020 Vdes e burgosura shqiptare në Greqi, shoqet e qelisë në revoltë: Ishte e infektuar me Covid-19 Ilustruese

Një 42 vjeçare shqiptare e burgosur në burgun e grave në Thiva ka ndërruar jetë në qeli dhe dyshohet se shkak është bërë Covid-19.

Të burgosurat e tjera kanë filluar të protestojnë gjatë natës duke djegur edhe batanijet pasi besojnë që ajo ishte e infektuar me Covid-19 dhe në këtë mënyrë edhe atyre u rrezikohet jeta.

Mirëpo nga ana tjetër asgjë nuk është e konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë nëse e burgosura ishte ose jo me Covid, sakaq trupi i 42 vjeçares është dërguar për ekspertizë dhe se e vërteta do të zbulohet vetëm nga rezultatet.

Gratë e tjera në qeli janë shprehur se shqiptarja kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085358619689941
array(1) { ["section"]=> string(99) "vdes-e-burgosura-shqiptare-ne-greqi-shoqet-e-qelise-ne-revolte-ishte-e-infektuar-me-covid-19-202003" }