Vdes gruaja më e vjetër në botë, sa vjeç ishte

Publikuar tek: bota, më 13:51 17-09-2017 Vdes gruaja më e vjetër në botë, sa vjeç ishte

Është shuar në moshën 117-vjeçare dhe 189 ditë, gruaja më e moshuar në botë. Violet Mosses-Brown, nga Xhamajka kishte lindur më mars të vitit 1900.

Ndarjen nga jeta të të moshuarës e lajmëroi vetë kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness.

Trofeu i personit më të vjetër në botë i kaloi japonezit Nabi Tajima, i lindur më 4 gusht të të njëjtit vit me Violet, i cili është 116 vjeç dhe 256 ditë i vjetër.

Violet kishte jetuar gjithë jetën në të njëjtën shtëpi, ishte një kultivuese e rregullt e kallam sheqerit dhe adhuruese e frutave.

Në një intervistë të hershme në 2010-ën, Violet është shprehur se puna e madhe dhe ushqimi i mirë ishin sekreti i jetëgjatësisë së saj, shkruan indeksionline. 

Ndërsa pak ditë para se të ndërronte jetë ajo ishte shprehur se ndjehej mjaft e lumtur që ishte cilësuar si njeriu më i vjetër në botë.

Djali i Violet, Harold Fairweather, është 97 vjeç, kështu që në këtë familje ka jetë të gjatë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tanke, anije, avionë e mijëra trupa ushtarake, Rusia nis “lojërat e luftës”
Gruaja godet të dashurin me thikë gjashtë herë pasi e gjeti lakuriq sipër vajzës së saj 12-vjeçare »
Article Logic
Execution time: 0.011278867721558
array(1) { ["section"]=> string(51) "vdes-gruaja-me-e-vjeter-ne-bote-sa-vjec-ishte-92662" }