Një ngjarje e rëndë raportohet nga burgu i Fushë-Krujës.
Një person i cili vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë ka ndërruar jetë nga një atak kardiak. Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Bushi 38-vjeç.
38-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Bushi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një taksisti.