Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë pranë shkallëve të pallatit ku jetonte ditën e sotme.
Burime nga policia bëjnë me dije se TH.Gj., 70 vjeç është gjetur me plagë në kokë, në shkallët e pallatit në rrugën “Shefqet Kulla”.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake mendohet se i moshuari mund të kerë rënë nga shkallët e pallatit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.