Vdes ish-ambasadori i Vatikanit para se të shkonte në gjyq për pedofili

Publikuar tek: bota, më 18:41 28-08-2015 Vdes ish-ambasadori i Vatikanit para se të shkonte në gjyq për pedofili Ish-ambasadori i Vatikanit Józef Wesolowski

Ish-ambasadori i Vatikanit Józef Wesolowski vdes para se të shkonte në gjyq për pedofili, që ishte një goditje e rëndësishme në përpjekjet e Papa Françeskut për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve brenda kishës katolike.

Wesolowski u gjet i vdekur në banesën e tij të Vatikanit të premten në mëngjes, bën me dije Selia e Shenjtë në një deklaratë. Ai u zbulua nga një frat françeskan në orën 5 përballë televizorit të tij, njoftojnë mediat italiane. Vatikani tha se më shumë gjasa ka vdekur nga shkaqe natyrore, por një ekzaminim do të kryhet për të konfirmuar shkakun e vdekjes.

Ish Kryepeshkopi polak do të ishte i pari zyrtar i Vatikanit që gjykohet brenda mureve të Selisë së Shenjtë për abuzim seksual me fëmijët.

Gjyqi ishte caktuar të fillonte më 11 korrik, por u shty pasi Wesolowski u dërgua në spital. Procedurat gjyqësore u pezulluan një kohë të pacaktuar dhe do rifillonin pasi gjëndja e të akuzuarit të përmirësohej.

Ish Kryepeshkopi ishte në gjyq për aktet e pedofilisë të kryera në Santo Domingo dhe posedim të pornografisë së fëmijëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012660980224609
array(1) { ["section"]=> string(77) "vdes-ish-ambasadori-i-vatikanit-para-se-te-shkonte-ne-gjyq-per-pedofili-19421" }