Vdes ish-ministri i Jashtëm gjerman, shefi i shërbimit të Inteligjencës SEKRETE

Publikuar tek: bota, më 13:04 05-03-2019 Vdes ish-ministri i Jashtëm gjerman, shefi i shërbimit të Inteligjencës SEKRETE Klaus Kinkel

BERLIN - Klaus Kinkel, ministri i jashtëm gjerman gjatë  viteve 1992-1998 dhe ish-kreu i shërbimit të inteligjencës sekrete gjermane, ka vdekur ne moshën 82 vjeçare.

Partia e Lirë Demokratike e Kinkel, të cilën ai e udhëhoqi nga 1993 deri më 1995, njoftoi vdekjen e tij pa dhënë detaje të tjera.

Kinkel udhëhoqi shërbimin e inteligjencës sekrete së jashtme të Gjermanisë, BND, 1979-1982. Ai shërbeu si ministër i drejtësisë në zyrën e Kancelarit Helmut Kohl pas ribashkimit gjerman përpara se t’ia kalonte detyrën Hans-Dietrich Genscher si ministër i jashtëm. Gjithashtu Kinkel ka qënë i pari që propozoi gjykatën e krimeve të rënda për Ish Jugosllavinë dhe kontribuoi në zhvillimin e kombeve të bashkuara për stabilizimin e paqes në Europë.

Angela Merkel tha për ishn ministringjerman “Humbëm një njeri shembull për politiken gjermane. Një njeri i cili bashkoi Gjermaninë dhe kontriboi në zhvillimin e sotëm të Gjermanisë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020952939987183
array(1) { ["section"]=> string(85) "vdes-ish-ministri-i-jashtem-gjerman-shefi-i-sherbimit-te-inteligjences-sekrete-155249" }