Vdes mbesa e aktorit Morgan Freeman, e qëlluan me thikë në emër të Jezu Krishtit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:54 17-08-2015 Vdes mbesa e aktorit Morgan Freeman, e qëlluan me thikë në emër të Jezu Krishtit Morgan Freeman me mbesen e tij Edena Hines

Aktori Amerikan Morgan Freeman në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën me mesazhe e komente pas vdekjes së papritur të mbesës së tij Edena Hines. 

Vajza 33 vjeçare u gjet e vdekur në një trotuar në Manhatan. Sipas mediave amerikane, ajo çka kishte ndodhur, kishte të bënte me ekzorcizëm.

Mbesa e aktorit Morgan Freeman (vajza e vajzës së tij të adaptuar) u gjet të dielën në mëngjes herët e shtrirë në trotuar në Nju Jork. Ajo kishte marrë plagë të shumta me thikë në gjoks dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë.

Sipas Neë York Post, një dëshmitar bëri thirrje për ndihmë. Sulmuesi i kishte bërtitur të resë: Jam në ndjekjen tuaj. Vij nga Demonët. Në emër të Jezu Krishtit do t’ju përndjek”. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, policia arrestoi një person që mendohet se ishte i dashuri i saj, dhe që është dërguar në spital për të parë gjendjen e tij mendore. Morgan Freeman falenderoi të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe për “dashurinë dhe mbështetjen që familja e tij ka marrë me vdekjen tragjike dhe të pakuptimtë të Edena”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035366058349609
array(1) { ["section"]=> string(85) "vdes-mbesa-e-aktorit-morgan-freeman-e-qelluan-me-thike-ne-emer-te-jezu-krishtit-18546" }