Vdes në aksident ajror legjenda e NBA, basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare

Publikuar tek: sport, më 20:52 26-01-2020 Vdes në aksident ajror legjenda e NBA, basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Kobe Bryant

Kobe Bryant, basketbollisti legjendar i NBA ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror.

Sipas mediave amerikane, ylli i Los Angeles Lakers ishte duke udhëtuar së bashku me tre persona të tjerë me një helikopter privat që u rrëzua në Calabasas, pranë Los Angelesit në Kaliforni.

Autoritetet bëjnë me dije, se nga rrëzimi i helikopterit kanë ndërruar jetë pesë persona, mes tyre edhe basketbollisti amerikan dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Maria Onore. Hetimet kanë nisur menjëherë pas aksidentit të rëndë.

Kobe Bryant, baba i tre vajzave, ishte shpallur 5 herë kampion i NBA me LA Lakers dhe 3 herë lojtari i vitit gjatë karrierës 20 vjeçare.

Ai u tërhoq nga basketbolli në vitin 2016.

dfgdfgdg4hhj.jpg

fghdfhgerh4h4rj.jpg

fcghrtdhjrtj5rj.jpg

fghfghfgh45h4h.jpg

Vendi i rrëzimit të helikopterit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086471080780029
array(1) { ["section"]=> string(98) "vdes-ne-aksident-ajror-legjenda-e-nba-basketbollisti-kobe-bryant-dhe-vajza-e-tij-13-vjecare-193224" }