Vdes në aksident tragjik kompozitori italian Carlo Rossi Ubaldo

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:30 12-03-2015 Vdes në aksident  tragjik kompozitori italian Carlo Rossi Ubaldo

Mbrëmë ( e mërkurë) Carlo Rossi Ubaldo vdiq tragjikisht në një aksident me motorr. Një muzikant, një prodhues, inventor i tingujve të muzikës. Emri i tij ishte një garanci në Itali dhe jashtë vendit.

Ubaldo ka kontribuar në krijimin e albumeve si ““Il quinto mondo” të Jovanottit , “Buon compleanno Elvis” të Ligabue, “Sempre lontano” të Nina Zilli, “Desaparecido” të Litfiba, “La vida que vendrà” të 99 Posse e një mori këngëtarësh të tjerë.

Kompozitori  56 vjeç, lindur në Monako të Bavarisë, kishte jetuar në Firence përvojat e tij të para muzikore me Litfiba, pastaj u zhvendos në Torino. Ai ishte martuar me një muzikante të quajtur  Alessandra.

Lajmi i vdekjes së tij ka shkaktuar dhimbje në botën e muzikës italiane.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029560089111328
array(1) { ["section"]=> string(68) "vdes-ne-aksident-tragjik-kompozitori-italian-carlo-rossi-ubaldo-5695" }