Vdes në ekzil presidenti autokrat i Tunizisë, Ben Ali

Publikuar tek: bota, më 17:41 19-09-2019 Vdes në ekzil presidenti autokrat i Tunizisë, Ben Ali Ish-presidenti tunizian Ben Ali në vitin 2007

Vdes në moshën 83-vjeçare ish-presidenti i rrëzuar i Tunizisë, Zine El-Abidine Ben Ali.

Ben Ali ka ndërruar jetë në Arabinë Saudite ku jetonte prej vitit 2011 kur tunizianët u ngritën në revoltë kundër sundimit të tij autokrat, në një revolucion që frymëzoi Pranverën Arabe.

Vetëm pak ditë më parë Tunizia mbajti zgjedhjet e lira presidenciale me kandidatë nga i gjithë spektri politik, çka ishte e pamundur të ndodhte gjatë regjimit të Ben Ali.

Megjithatë, ndërsa kanë shijuar lirinë e këtij marshi drejt demokracisë, shumë tunizianë sot janë më keq ekonomikisht nga sa ishin gjatë sundimit të Ben Ali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054031848907471
array(1) { ["section"]=> string(59) "vdes-ne-ekzil-presidenti-autokrat-i-tunizise-ben-ali-179044" }