Vdes në Francë Ish-Sigurimsi i Shtetit Mark Dodani

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 07-05-2017 Vdes në Francë Ish-Sigurimsi i Shtetit Mark Dodani

Ka ndërruar jetë në Francë në moshën 91 vjeçare ish-Sigurimsi i Shtetit Mark Dodani.

Mark Dodani lindi më 24 shkurt të vitit 1926, në Naraç të Shkodrës. Mbaroi shkollën fillore në Orosh të Mirditës. Më pas mbaron gjimnazin në Tiranë.

Në vitin 1964, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë dhe Letërsi. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1976, pranë shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ka qenë partizan që në vitin 1943 dhe me përgjegjësi që në kohën e luftës. Ka punuar mbi 35 vjet në organet e Sigurimit të Shtetit. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë kinostudios “Shqipëria e Re”.

Ka shkruar 3 romane, një monografi, dhjetë novela, disa vëllime me tregime, tre skenarë filmash artistikë dhe pesë skenarë dokumentarësh.
Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait te tij në vitin 1945.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turistët në doganën e Murriqanit, kjo që shohin këtë mëngjes...nuk është aspak e bukur!!
Atentati ndaj kampionit të boksit Nelson Hysa, identifikohet autori në kohë rekord »
Article Logic
Execution time: 0.01977014541626
array(1) { ["section"]=> string(56) "vdes-ne-france-ish-sigurimsi-i-shtetit-mark-dodani-77772" }