Vdes në moshën 63 vjeç shefi i Inteligjencës ushtarake ruse, u akuzua se kishte urdhëruar helmimin e agjentit rus Skripal

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 22-11-2018 Vdes në moshën 63 vjeç shefi i Inteligjencës ushtarake ruse, u akuzua se kishte urdhëruar helmimin e agjentit rus Skripal Igor Korobov

Kreu i inteligjencës ushtarake ruse vdiq në moshën 63 vjec, lajmëron agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi.

Igor Korobov, kreu i drejtorisë qendrore të stafit general vdiq pas një sëmundje serioze dhe të gjatë, sic e përshkroi agjencia Ria-Novosti.

Korobov e mori detyrën në shkurt 2016. Paraardhësi i tij Igor Sergun vdiq më parë në moshën 58 vjec, dhe kishte drejtuar agjencinë që nga viti 2011.

Drejtoria qendrore – e referuar gjithmonë si GRU, - u akuza nga perëndimi se ka qenë pas sulmeve të ndryshme me target subjekte të huaj.

Britania beson se GRU orkestroi sulmin me agjentë kimik në Salisbury, në fillim të vitit kundër ish agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Një site investigative Bellingcat, që pretendon se ka zbuluar identitetin e dy shtetasve rusë që dyshohen se janë përfshirë në helmimin në Salisbury, tha se dy personat ishin oficerë në GRU, duke dalë kundër deklaratave të zyrtarëve rusë që thoshte se ishin qytetarë të zakonshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023188829421997
array(1) { ["section"]=> string(127) "vdes-ne-moshen-63-vjec-shefi-i-inteligjences-ushtarake-ruse-u-akuzua-se-kishte-urdheruar-helmimin-e-agjentit-rus-skripal-142437" }