Vdes në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 01-08-2020 Vdes në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama Foto e pak koheve me pare: Aneta dhe Edi Rama

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Rama.

Newsbomb.al mëson se Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.

Rama i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014485120773315
array(1) { ["section"]=> string(69) "vdes-ne-moshen-82-vjecare-aneta-rama-nena-e-kryeministrit-rama-215704" }