Vdes në rrethana misterioze princesha e bukur iraniane Ashraf, francezët e quanin “Pantera e Zezë”

Publikuar tek: bota, më 12:20 09-01-2016 Vdes në rrethana misterioze princesha e bukur iraniane Ashraf, francezët e quanin “Pantera e Zezë” Princesha iraniane gjate nje interviste ne Nju Jork ne 1980 ne emisionin \"Good morning Amerika\"

Princesha iraniane Ashraf Pahlavi, motra binjake e ish shahut të Iranit që sipas raportimeve ka kryer një jetë glamoroze, vdiq në ekzil në moshën 96 vjeçare, raporton AP. 

Shumë vetë në Iran përpara revolucionit islamik të 1979 besojnë se Princesha Ashraf shërbeu si pushteti i vërtetë pas të vëllait, Shahut Mohammad Reza Pahlavi dhe e çoi atë në pushtet në vitin 1953 me ndihmën e amerikanëve.

Por vitet e jetës larg pushtetit për princeshën kanë qenë thuajse si një tragjedi shekspiriane. Iu vra një djalë në rrugët e Parisit vetëm pak kohë pas revolucionit islamik; vëllai i saj vdiq pak më vonë nga kanceri ndërkohë që një mbesë vdiq nga një overdosë droge në 2001 në Londër, dhe një nip vrau veten në Boston 10 vjet më vonë.

Megjithatë, princesha gjithmonë e ka mbrojtur qeverisjen e të vëllait dhe të kaluarën e tyre mbretërore. “Gjatë natës, kur shkoj në dhomë, aty më vijnë të gjitha mendimet” i tha Princesha The Associated Press gjatë një interviste në 1983 në Paris. “Qendroj zgjuar deri në 5 apo 6 të mëngjesit. Lexoj, shoh kasetat përpiqem të mos mendoj. Por kujtimet nuk do të të lënë asnjëherë”.

Reza Pahlavi, një nga djemtë e shahut lajmëroi vdekjen e hallës së tij në një postim në facebook të enjten në mbrëmje. Webi i saj personal lajmëronte gjithashtu se ajo vdiq të enjten por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Robert Armao, këshilltari më jetëgjatë i Princesësh Ashraf që jeton në Nju Jork, tha se princesha vdiq në Evropë të enjten por duke refuzuar të japë shkakun e vdekjes së saj. Ai tha se nuk ka ndonjë plan emergjent për funeralin e saj.

Në Iran mediat locale raportuan vdekjen e saj duke u bazuar në raportimet e medias ndërkombëtare. Televizioni shtetëror tha se ajo kishte vdekur në Monte Carlo dhe e përshkruante atë se ishte shumë e korruptuar, dicka që Armao e kritikon. “Madhëria e saj ka bërë shumë për vendin e vet, pavarësisht ndonjë gabimi njerëzor” thotë ai.

E lindur në 26 tetor 1919, princesha Ashraf ishte vajza e monarkut Reza Shah, që erdhi në pushtet në 1921 pas një grushti shteti ndihmuar nga britanikët dhe më pas u detyrua me forcë të abdikonte nga froni pas pushtimit të 1941 nga Britania dhe Rusia. Në 1953 Amerika orkestroi një tjetër grusht shteti për të hedhur poshtë kryeministrin e zgjedhur Mohammad Mossadegh, nën frikën se ai do të drejtonte vendin drejt Bashkimit Sovjetik. Kjo solli vëllain e saj në pushtet dhe solli bashkëpunim mes vendeve. Por shahu ishte “një njeri i pavendosur” sipas raporteve të CIA-s që u publikuan nga Nju Jork Times në 2000. Dhe për të arritur qëllimet e tyre ata u vunë në kontakt me “motrën e tij binjake dinamike dhe më të fortë” që bashkëpunoi me US, agjentët britanikë, sipas raporteve të CIA. Dhe pas një presioni të konsiderueshëm nga ajo dhe një general i SHBA, Shahu filloi të bindej.

Ndërkohë që policia sekrete kur qeveriste vëllai i saj torturonte aktivistët politikë, Princesha Ashraf fokusohej në të drejtat e grave në takimet në Kombet e Bashkuara. Ajo dhe motra e saj, Shams, gjithashtu ishin ndërmjet të parave gra që dilnin në public pa u mbuluar me shall duke thyer normat tradicionale të vendit shiit. Ajo gjithashtu punoi në misione diplomatike për Iranin. Ajo udhëtonte shumë dhe u bë e njohur nga shtypi frances si “Pantera e zezë”. I mbijetoi një atentati në vitin 1977 në Cannes që mori jetën e ndihmëses së saj dhe plagosi shoferin.

Opozita gjatë qeverisjes së shahut e kritikonte princeshën Ashraf për lidhje me korrupsionin dhe gjerësisht njiheshin me historitë e saj të dashurisë me aktorë iranianë e figura publike. Pasi vëllai ra nga pushteti në 1979 pas revolucionit islamik, princesha e kaloi jetën mes shtëpive në Paris, Nju Jork e Monte Karlo. Ajo publikoi kujtime dhe më pas nuk foli më. “Pas vdekjes së vëllait, nëse do të kishim 65 miliardë dollarë siç njerëzit thonin se kishim, ne do të rimerrnim thjesht fare Iranin” I tha ajo në 1983 gjatë një interviste, AP.

Princesha Ashraf u martua dhe u divorcua tre herë në jetën e saj dhe kishte tre fëmijë. Ajo nuk u duk më në public përveçse kur mori pjesë në ceremoninë mortore t ëish presidentit të SHBA Richard Nikson në 1994. Dhe gjithmonë shprehej se nuk do të ndjente keqardhje për asgjë. “Do të doja të bëja të njëjtat gjëra. Tani kanë kaluar, janë vetëm kujtime. Por kanë qenë 50 vite të lavdishme” pati deklaruar njëherë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna në Këln, Merkel kërkon largimin e refugjatëve që shkelin ligjin
Donte të rrëmbente qenin e Obamës, arrestohet 49 vjeçari nga Shërbimet Sekrete »
Article Logic
Execution time: 0.013759851455688
array(1) { ["section"]=> string(101) "vdes-ne-rrethana-misterioze-princesha-e-bukur-iraniane-ashraf-francezet-e-quanin-pantera-e-zeze-29532" }