Vdes në spital mafiozi i njohur i Cosa Nostra

Publikuar tek: bota, më 09:09 17-11-2017 Vdes në spital mafiozi i njohur i Cosa Nostra

Bossi i mafies siçiliane Salvatore “Toto” Rina ka vdekur në spital nga sëmundja e kancerit.

Mafiozi sapo kishte mbushur dje 87 vjeç dhe ishte operuar dy herë javët e kaluara dhe pas ndërhyrjes së fundit ra në koma.

Edhe pse në burg që prej vitit 1993, ai ende konsiderohej kreu i Cosa Nostrës.

Ai ishte i dënuar 26 herë për vdekje dhe mësohet se ka porositur 150 vrasje.

Dje kur gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar, ministri i Drejtësisë i dha leje familjarëve për ta takuar bossin, shkruan ansa, raporton newsbomb.al.

Edhe djali i tij i madh Giovanni, vuan në burg një dënim me vdekje.

Emri i tij fshihet pas një sërë sulmesh me bombë në Firence, Romë dhe Milano në vitin 1993 ku mbetën të vdekur 10 njerëz.

Në vitin 1992 Rina organizoi një sulm me bombë për dy gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Këto atentate ai i zhvillonte gjatë viteve 90’ me pretendimin se po luftonte kundër shtetit.

Por kurrë nuk shfaqi pendesë, madje 3 vjet më parë, nga burgu ai vazhdonte të kërcënonte gjyqtarët.

Shkurtin e kaluar, duke folur me gruan thoshte: “ Do të ngelem gjithnjë Toto Riina, edhe po të bëj 3000 vjet burg”.

278a946ad3ce3c7e8074d5d8e5ca7cdd.jpg

 

 70b579850a3eff34792d82a2dc4e95b0.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbuloni vendin e zgjedhur si destinacion për 2017: Komb, tolerance dhe shpresë
Habi në mbarë rrjetin, treni niset 20 sekonda para orarit, kompania kërkon falje publikisht »
Article Logic
Execution time: 0.012102842330933
array(1) { ["section"]=> string(51) "vdes-ne-spital-mafiozi-i-njohur-i-cosa-nostra-99874" }