Vdes nga Covid-19 vëllai i politikanit Latifi

Publikuar tek: rajon, më 15:11 01-08-2020 Vdes nga Covid-19 vëllai i politikanit Latifi Kryetari i Rahovecit në Kosovë, Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit në Kosovë, Smajl Latifi, ka humbur vëllain e tij, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije anëtari i AKK-së, Muharrem Nitaj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se kryetari i Rahovecit e ka njoftuar se vëllai i tij i madh Adem Latifi ka ndërruar jetë.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre! Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime,” shkruan Muharrem Nitaj në postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010379076004028
array(1) { ["section"]=> string(52) "vdes-nga-covid-19-vellai-i-politikanit-latifi-215731" }