Vdes nga infarkti në zemër teksa pinte kafe me miqtë aktori shqiptar Gjergj Trola

Publikuar tek: aktualitet, më 16:20 26-01-2017 Vdes nga infarkti në zemër teksa pinte kafe me miqtë aktori shqiptar Gjergj Trola

Aktori i mirënjohur shqiptar, Gjergj Trola ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare nga një infarkt në zemër teksa pinte kafe me miqtë afër Shallvareve, në Tiranë.

Burime për dritare.net thanë se ai ishte ulur në këtë kafe, ku kishte lënë takim me miq të tij, të cilët e gjetën, me kokën mbi tryezë. Askush përreth nuk kishte kuptuar asgjë.

Aktori ka lënë pas djalin e tij të vetëm, në klasën e tretë. Gjergj Trola ka marre pjesë në shumë produksione dhe së fundmi ka luajtur në serialin “Familja”, të regjisorit Ylli Pepo.

Një prodhim i RTSH, Trola ishte në rolin e babait, i cili ishte taksist në ministri. Një kontribut shumë të madh Trola ka dhënë edhe në zbulimin e talenteve të reja nëpërmjet organizmit të festivaleve teatrore.

Trola ishte drejtor i Festivalit Mbarëkombëtar i Shkollave të Mesme dhe Drejtor i Festivalit të Tiranës. Trola me natyrën e tij optimiste dhe solidare ka qenë gjithmonë pjesë e kauzave të ndryshme të qytetit, sidomos në temat mjedisore, ku ishte pjesë e organizatës Ecovolis.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vjedhja me dhunë e picierit në Shkodër si dhe dy vjedhje te tjera, 3 të arrestuar (Video)
Ambasada Amerikane u heq të drejtën e vizave gjyqtarëve dhe prokurorëve: Marrim seriozisht akuzat për korrupsion »
Article Logic
Execution time: 0.010765075683594
array(1) { ["section"]=> string(87) "vdes-nga-infarkti-ne-zemer-teksa-pinte-kafe-me-miqte-aktori-shqiptar-gjergj-trola-66757" }