Vdes nga koronavirusi gruaja nga Malisheva, shkon në 6 numri i viktimave në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 22:14 08-04-2020 Vdes nga koronavirusi gruaja nga Malisheva, shkon në 6 numri i viktimave në Kosovë

Ka shkuar në gjashtë numri total i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Ditën e sotme ka humbur jetën një grua 66-vjeçare nga Malisheva. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikatë për media.

Në komunikatë thuhet se viktima ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010311126708984
array(1) { ["section"]=> string(88) "vdes-nga-koronavirusi-gruaja-nga-malisheva-shkon-ne-6-numri-i-viktimave-ne-kosove-201918" }