Vdes një ushtar i OKB-së dhe plagosen 4 të tjerë në Mali

Publikuar tek: bota, më 09:56 07-10-2019 Vdes një ushtar i OKB-së dhe plagosen 4 të tjerë në Mali Pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të OKB-së në Mali

Një ushtar i forcave paqeruajtëse të OKB-së u vra ditën e djeshme, ndërsa 4 të tjerë u lënduan gjatë patrullimit në Mali.

Pjesëtarët e ‘’Kaskave Blu’’ u goditën në dy incidente të ndryshme. Një ushtar nga Çadi vdiq kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin shkeli një minë tokësore në Aguelhok, qytet të veri të Malit. Bashkë me të u lënduan dhe 3 bashkëkombasit e tjerë.

Incicenti i dytë ndodhi kur një ushtar i OKB-së nga Togo u godit me armë zjarri nga një person i paidentifikuar. OKB-ja njofton nëpërmjet një komunikate zyrtare se të plagosurit janë lënduar shumë nga sulmet.

Mali është njëra nga zonat e konfliktit ‘’më të nxehta në botë’’, ku deri në gusht kanë rënë në krye të detyrës 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të OKB-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015554904937744
array(1) { ["section"]=> string(63) "vdes-nje-ushtar-i-okb-se-dhe-plagosen-4-te-tjere-ne-mali-181099" }