Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut, Thomas Opperman, tronditet Merkel

Publikuar tek: bota, më 15:14 26-10-2020 Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut, Thomas Opperman, tronditet Merkel Angela Merkel - Thomas Opperman

Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, vdiq papritur në moshën 66-vjeçare.  

Oppermann, Politikani Social Demokrat (SPD) dhe nënkryetari i Bundestag ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje papritur ndërsa do të intervistohej për ZDF. Transmetuesi publik konfirmoi vdekjen e tij sot, duke thënë se ai ishte duke shkuar në spital pasi u sëmur.

Oppermann filloi karrierën e tij politike në 1980. Ai u bë një ligjvënës në nivelin shtetëror në Saksoninë e Ulët në 1990 dhe vazhdoi të shërbejë si ministër i shkencës.

Ai kaloi në skenën kombëtare në 2005, ku përfaqësoi zonën elektorale të Göttingen. Ai kishte mbajtur postin e nënkryetarit të Bundestag që nga viti 2017.

Nga 2013 në 2017 ai shërbeu si drejtues i partisë parlamentare për SPD të qendrës së majtë në Bundestag.

Bashkë-udhëheqësi i SPD-së Norbert Walter-Borjans e cilësoi lajmin e vdekjes së Oppermann “një tronditje të fortë për të gjithë” në një postim në Twitter.

Ministri i Punës dhe ligjvënësi tjetër i SPD Hubertus Heil mbajti zi për vdekjen “e papritur” të Oppermann.

Kancelarja Angela Merkel, tha se ajo ishte “tronditur dhe trishtuar nga vdekja e parakohshme e Thomas Oppermann”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LAJM I MIRË! Nis riatdhesimi i katër FËMIJËVE shqiptarë nga kampi AL-HOL në SIRI (FOTO-VIDEO)
Lajm i madh: Vaksina britanike anti-Covid funksionon tek të moshuarit, do të jetë gati para Krishtlindjeve »
Article Logic
Execution time: 0.011012077331543
array(1) { ["section"]=> string(80) "vdes-papritur-nenkryetari-i-bundestag-ut-thomas-opperman-tronditet-merkel-225214" }