Vdes pilotja e parë grua në Kinë, përplaset gjatë fluturimit

Publikuar tek: bota, më 15:25 14-11-2016 Vdes pilotja e parë grua në Kinë, përplaset gjatë fluturimit

Pilotja e parë grua në Kinë ka humbur jetën pasi është përplasur në fluturim.

Ajo ishte anëtare e forcave ajrore u vra gjatë një aksidenti trajnimi gjatë fundjavës, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Kapitene Yu Xu, 30 vjeç vdiq të dielën gjatë një fluturimi rutinë trajnimi me stafin.

Ushtria kineze nuk dha detaje të tjera të aksidentit në provincën Hebei, por media shtetërore duke cituar burime të ushtrisë dhe dëshmitare tha se Yu doli jashtë avionit kur ai u përplas me një tjetër gjatë trajnimit.

Pas përplasjes krahu i një avioni tjetër goditi Yu, duke e vrarë.

Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen, por autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.39292001724243
array(1) { ["section"]=> string(65) "vdes-pilotja-e-pare-grua-ne-kine-perplaset-gjate-fluturimit-59482" }