Vdes te spitali Infektiv 85-vjeçarja me COVID-19, kishte dhe disa sëmundje të tjera

Publikuar tek: aktualitet, më 22:42 05-06-2020 Vdes te spitali Infektiv 85-vjeçarja me COVID-19, kishte dhe disa sëmundje të tjera Foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hipertension, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094509124755859
array(1) { ["section"]=> string(89) "vdes-te-spitali-infektiv-85-vjecarja-me-covid-19-kishte-dhe-disa-semundje-te-tjera-209210" }