‘Vdiq historia’, çfarë do të mendonte Viktor Hygo pas djegies së Katedrales së Parisit...

Publikuar tek: kulture-art, më 20:20 15-04-2019 ‘Vdiq historia’, çfarë do të mendonte Viktor Hygo pas djegies së Katedrales së Parisit...

Nga Liarda Kondakçiu

Pasditen e sotme katedralja e famshme e Notre-Dame në Paris ka shpërthyer në flakë. Ndërkohë që zjarrëfiksja është duke luftuar për të shuar zjarrin dhe policia po punon për zbardhjen e shkakut, le të kthehemi pas në kohë.

Katedralja e famshme e Parisit filloi të ndërtohej në vitin 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII. Gjatë ndërtimit të saj, arkitektët ndërthurën stile të ndryshme, ndërkohë që ajo konsiderohet si shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales përfundoi në vitin 1345.

Mirëpo, katredalja u bë e njohur në të gjithë botën dhe filloi të vizitohej nga shumë turistë, që nga viti 1831, kur babai i romantizmit, Viktor Hygo botoi romani historik me emrin e saj ‘Katedralja e Parisit’. Romani u  botua në qindra gjuhë të botës, u vendos si shfaqje në teatër, si opera, vepër skenike nga balerinë të njohur dhe u realizua film.

Ideja për romanin Hygos i lindi nga një mbishkrim në qoshen e errët të Katedrales të fjalës ‘’ananke’ (fat-greqisht). Nga kjo buron fakti që vepra përshkohet nga ideja e varësisë së njeriut të Mesjetës nga dogmat e bestytnitë fetare.

Katedralja e Parisit shfaqet tek lexuesi si vend piktoresk,magjepsës,i frikshëm dhe fantastik i ngjarjeve që të çojnë në mesjetë. Kisha të krijuara sipas shijes së asaj arkitekture tërheqëse, plot me skulptura madhështore dhe me punime të skalitura.

Salla e madhe e Katredales së Parisit, e cila mirëpriste në mesin e saj shume parizienë, bëri të mundur njohjen e Kuazimodos gjysmë njeri dhe gjysmë perbindësh dhe Esmeraldës nje vajzë e re dhe e bukur.

Hygo krijoi një vepër madhështore, ku tregoi se si dashuria njerëzore lind pa paragjykime duke vlerësuar të bukurën e shpirtit dhe jo pamjen e jashtme.

Sot, pas 8 shekujsh ndërtim i kësaj madhështie dhe 188 vite nga botimi i kryeveprës botërore u dha lajmi që askush nuk priste, ‘Katedralja e Parisit’ ‘u pushtua’ nga flakët. Çfarë do të mendonte Hygo po të ishte gjallë ditën e sotme? Çfarë do të thoshte kur të shikonte katedralen e tij duke djegur? Do krijonte një ‘katedrale’ të re me shpirtin e Kuazimodos dhe bukurinë e Esmeraldës apo do të niste të qante me ngashëri që kësaj bote po i vjen fundi?

Nuk na mbetet veçse të mbyllim sytë dhe të vishemi në zi duke u bashkuar me ‘vdekjen’ e historisë…

katedralja-e-parisit-viktor-hygo.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065250396728516
array(1) { ["section"]=> string(90) "vdiq-historia-cfare-do-te-mendonte-viktor-hygo-pas-djegies-se-katedrales-se-parisit-160552" }