Vdiq pas një aksidenti në vendin e punës në Zvicër, varroset sot 18 vjeçari shqiptar

Publikuar tek: rajon, më 09:42 04-06-2020 Vdiq pas një aksidenti në vendin e punës në Zvicër, varroset sot 18 vjeçari shqiptar Albin Demelezi, 18 vjecari kosovar qe humbi jeten ne Zvicer

Albin Demelezi nga Vitia e Kosovës është 18 vjeçari që fatkeqësisht ka humbur jetën në Zvicër pas një aksidenti në punë.

Pas 11 ditëve që qëndroi në spital në gjendje të rëndë, Albini nuk ia doli dot të mbijetonte, ndërsa ditën e sotme në orën 13:00 do të varroset në vendlindje, në Sllatinë e Poshtme të Vitisë.

Mediat zvicrane shkruajnë se i riu ishte bllokuar nga një makineri e rëndë dhe ishte plagosur ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee.

Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.

Aksidenti ndodhi në 20 maj, ndërsa në 31 maj i riu humbi jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087518692016602
array(1) { ["section"]=> string(90) "vdiq-pas-nje-aksidenti-ne-vendin-e-punes-ne-zvicer-varroset-sot-18-vjecari-shqiptar-209000" }