Vdiq pensionisti në mes të qytetit, Spitali i Fierit i përgjigjet Berishës: Ja e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 21:55 16-07-2019 Vdiq pensionisti në mes të qytetit, Spitali i Fierit i përgjigjet Berishës: Ja e vërteta

Ditën e sotme ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetet sociale, ku akuzonte spitalin e Fierit se nuk i kishte ardhur në ndihmë një të moshuari që ka vdekur.

Në lidhje me këtë ka reaguar Spitali Rajonal i Fierit duke thënë se është krejt e kundërta dhe  ata kanë ndërhyrë.

Sipas Spitalit Rajonal i Fierit ambulanca ka mbërritur për tetë minuta në vendngjarje dhe jo siç thotë Berisha.

Përgjigja e plotë:

Nisur nga rasti i publikuar në rrjete sociale lidhur me një vonesë të pretenduar të autoambulancës për ti dhënë ndihmën një pacienti, Spitali Rajonal Fier sqaron se:

Sapo është marrë thirrja me anë të një telefonate në numrin e 127 në orën 11:54, një autoambulancë me mjekë dhe infermierë është nisur menjëherë, vetëm 1 minutë pas njoftimit, dhe ka mbërritur pranë vendit ku ndodhej i moshuari në orën 12:02.

Menjëherë pacienti N. RR është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, në prani edhe të forcave të policisë. Në orën 12:20 është konfirmuar mbas ndërhyrjeve reanimatore nga reanimatori diagnoza Ekzitus.

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, e cila bën me dije gjithashtu se të gjitha thirrjet për ndihmë janë të rregjistruara në sistem, të cilave u përgjigjen në kohë nëpërmjet flotës së zgjeruar me autoambulanca duke bërë të mundur dhe shkurtimin e kohës së mbërritjes në destinacion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025763988494873
array(1) { ["section"]=> string(93) "vdiq-pensionisti-ne-mes-te-qytetit-spitali-i-fierit-i-pergjigjet-berishes-ja-e-verteta-172427" }