'Vdiqën 12 por raportuat vetëm 5’, plas debati në studio mes Bratajt dhe zyrtarit të PD, kreu i Urgjencës: Turp t’ju vijë! Mezi prisni katastrofën, mi jep emrat e viktimave

Publikuar tek: aktualitet, më 22:54 17-11-2020 'Vdiqën 12 por raportuat vetëm 5’, plas debati në studio mes Bratajt dhe zyrtarit të PD, kreu i Urgjencës: Turp t’ju vijë! Mezi prisni katastrofën, mi jep emrat e viktimave Pecnikaj - Brataj

Kreu i Urgjencës Skënder Brataj është përplasur në emisionin “Opinion” me ekspertin e PD për Shëndetësinë Ilir Pecnikaj, pasi ky i fundit tha se në datën 13 tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi” humbën jetën 12 persona, por u raportuan vetëm 5.

Por në këtë moment ndërhyri Brataj, i cili i kërkoi që t’i jepte emrat e viktimave nëse kjo ishte e vërtetë, ndërsa më pas u shpreh se Pecnikaj mezi prt të ndodhë katastrofa.

Sipas Bratajt, asnjë shtet sot nuk ka mudnësi të ketë kontroll për pandmeinë, ndërsa ka thënë se numri i testimeve është rritur në krahasim me muajt e kaluar.

Pjesë nga debati:

Pecnikaj: Në datën 13 tetor, vetëm në spitalin Shefqet Ndroqi kanë vdekur 12 persona, por u raportuan 5 persona. Personat që kanë vdekur dhe u ka dalë testi pozitiv më vonë nuk futen në shifra, as personat që dërgohen për mjekim në Turqi dhe humbin jetën nuk futen te këto shifra.

Brataj: Mi jepni emrat, mezi prisni katastrofën. T’ju vijë zor. Më jep një shtet në të gjithë botën që është menaxhuar mirë. Edhe Suedia që na jepje si shembull më thuaj ku është sot.

Pecnikaj: Unë të jap numrin.

Brataj: Numrin ku e ke marrë. E ke marrrë nga një që njeh atje brenda.

Pecnikaj: Ju më thoni që keni testuar 2560, por ju testoni 1260. Në spitale private shkojnë ata që kanë frikë.

Brataj: Është me ditë ajo. Fole sa deshe dhe e bëre dëmin si gjithmonë. Njerëzve mos u fut tmerrin.

Pecnikaj: Kemi Gjirokastrën, një nga qytetet më të vogla dhe sot është i dyti për nga numri i infektimeve se qeveria bëri show dhe infektoi gjithë Gjirokastrën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Spitali i gjermanëve ka qenë ku është sot Kryeministria’, HABIT historiani Kasmi: Mendoj se aty ka trupa ushtarësh të varrosur
'Rihapja e basteve sportive', zëvendës-kryeministri Braçe 'vë veton': Nëse kjo miratohet unë nuk rri më në qeveri »
Article Logic
Execution time: 0.011367082595825
array(1) { ["section"]=> string(172) "vdiqen-12-por-raportuat-vetem-5-plas-debati-ne-studio-mes-bratajt-dhe-zyrtarit-te-pd-kreu-i-urgjences-turp-t-ju-vije-mezi-prisni-katastrofen-mi-jep-emrat-e-viktimave-228137" }