Ministri i Mirëqenises Sociale Erion Veliaj ka shpërndarë sot këstet për 1200 ish-të përndjekur gjatë sistemit komunist në Shqipëri.
Veliaj e ka konsideruar si historike fondin e përcaktuar nga qeveria e shqiptare për këtë kategori, i cili është mbi 5 miliardë lekë. Për Veliajn, institucionet u përkasin njerëzve dhe beson se kjo traditë do të vijojë më tej.
Duke folur për hapje e dosjeve, Veliaj është shprehur se kjo është një domosdoshmëri për Shqipërinë si vendi i vetëm në Europën lindore që nuk e ka ndërmarr këtë proces. Ai ka thënë se në historinë post-komuniste nuk ka ndodhur kurrë që një ish-përndjekur të ketë ngritur dorë mbi palën tjetër edhe pse e ka njohur historinë.