Veliaj bën bilancin: Në dy vjet, 6 herë më shumë investime se sa në kohën e Bashës

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 31-05-2017 Veliaj bën bilancin: Në dy vjet, 6 herë më shumë investime se sa në kohën e Bashës

Në kuadër të takimeve në 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit për të bërë bilancin e ndryshimit që solli vota e qershorit dy vite më pare, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal sot në investimet e bëra ne Njësinë Administrative Nr. 3.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi rëndësinë që ka vota e 25 qershorit për vijimin e investimeve për transformimin e qytetit. “Jam këtu për të mbajtur edhe premtimin që ne çdo vit do të kemi një raportim në çdo njësi, siç e bëmë vjet, e kemi sivjet. Unë besoj se kontrasti është shumë i madh kur je në gjumë dhe kur je zgjuar. Kur je zgjuar jo vetëm me sy hapur, por edhe me mendje të hapur, edhe me mëngë të përveshura, por edhe me njerëz që punojnë sepse një njeri nuk bën dot asgjë pa një skuadër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se në dy vjet janë bërë gjashtë herë më shumë investime se sa janë bërë në kohën që bashkia drejtohej nga Lulzim Basha. “Në dy vjet kemi bërë gjashtë fishin e atyre që bëri në katër vjet ai që fjeti gjumë”, tha kryebashkiaku.

Veliaj deklaroi se oferta e të djathtëve është vetëm shkatërrimi, ndërkohë që qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin njerëzit e punës. “Këta ju thonë na sillni edhe njëherë ne që fjetëm gjumë. Ndërkohë që ne propozojmë të vazhdojmë të rrimë zgjuar dhe të vazhdojmë të punojmë. Na sillni thonë ata edhe njëherë ne sepse kësaj here jemi ndryshe. E mbaj mend kur u prish sheshi Skënderbej, mbaj mend si sot kur u shkatërrua Zogu i Zi, i cili ishte duke mbaruar, se si u shkatërrua në mënyrën më barbare’, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë shprehu bindjen se Tirana do të vijojë që të ecë në drejtimin e duhur ashtu sikurse e gjithë Shqipëria. “Sa herë vijnë këta në pushtet e shkatërrojnë Tiranën dhe prishin çdo investim publik. Ndaj miqtë e mi, sot duhet të flasim për dinjitetin. Kushdo që na vjen këtu me tezat e vandalizimit e të shkatërrimit të pronës publike, që nga këndi i lodrave e deri tek mbikalimi i Zogut të Zi, ne i themi: “Ik, kthehu në gjumë, futu prapë në çadër, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur dhe ne do të vazhdojmë punën”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj, i cili renditi dhe një sërë investimesh të rëndësishme që janë kryer në njësinë 3, siç janë kopshtet, shkollat, blloqet e banimit si dhe ndërhyrje të tjera që janë realizuar në këtë njësi. “Ne kemi pasur vetëm në këtë lagje një pafundësi ndërhyrjesh. Kopshti nr. 20 këtu te “Teli Ndini”, kopshti nr. 1 te “Sadik Petrela”, kopshti nr. 22 te “Kongresi i Manastirit”, çerdhja nr.26 te “Qazim Vathi”, çerdhja numër 56 te rruga “Qemal Stafa”, çerdhja numër 15 përballë “Xhamllikut”.  Ne do të fillojmë shumë shpejt shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe “Niket Dardani” për rikonstruksion, por edhe shtesë për t’u siguruar që kemi klasat e reja si edhe të gjitha ndërhyrjet me dy shkollat e reja që ne do të ndërtojmë në këtë lagje falë projektit të 20 shkollave të reja në Tiranë", tha Veliaj.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nget makinën me shpejtësi dhe i dehur, 35 vjeçari përplas dy mjete e del nga rruga
Ligji anti-duhan në Shqipëri, reagon ministri i Bashës: Niveli i ndërhyrjes është i ulët »
Article Logic
Execution time: 0.013840198516846
array(1) { ["section"]=> string(86) "veliaj-ben-bilancin-ne-dy-vjet-6-here-me-shume-investime-se-sa-ne-kohen-e-bashes-80644" }