Veliaj bën video me 'danoçin' nga Kina: Jam Ylli, çun Tirone, çun pazari

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:36 13-02-2020 Veliaj bën video me 'danoçin' nga Kina: Jam Ylli, çun Tirone, çun pazari Ylli - Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka bërë së fundmi një video-selfie me mikun e tij më të ri, Yllin nga Kina, por që thotë se është çun tirone.

"Jam këtu me tironsin më simpatik që kam takuar ndonjëherë", thotë Veliaj.

Ndërkohë, Ylli duke përshëdetur gjithë 'tironsit e vjetër' i pyetur nga Veliaj, thotë se është çun tirone, çun pazari. 

Për më tepër ndiqni videon e postuar në profilin zyrtar të kryebashkiakut Veliaj. 

Ylli është një shtetas me origjinë nga Kina, por që ka lindur në Tiranë, dhe zhvillon biznesin e tij në zonën e Medresesë.

Kujtojmë se gjatë periudhës së diktaturës, kur shteti ynë lidhi miqësi me Kinën, shumë shtetas kinezë erdhën të punonin në fabrikat e uzinat tona, dhe nuk u larguan më, veçanërisht pas prishjes së miqësisë mes vendit tonë dhe Kinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092859268188477
array(1) { ["section"]=> string(74) "veliaj-ben-video-me-danocin-nga-kina-jam-ylli-cun-tirone-cun-pazari-195101" }