Është organizuar pranë “Piramidës” në kryeqytet, ceremonia e rradhës në kuadër të takimit ndërkombëtar për paqen, që po zhvillohet prej tre ditësh në Shqipëri.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar se shumë shpejtë në zonën e Piramidës, që dikur ka qenë simbol i komunizmit atesit, do të ndërtohet “Parku i Paqes”. Aty sipas Veliajt, do të mbillen të gjitha pemët që ndodhen në kuran dhe bibël.
Kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me klerikët e katër besimeve fetare në Shqipëri, kanë mbjellë pemën e parë të ullirit në vendin që shumë shpejt do të shndërrohet në “Parkun e Paqes”.