Veliaj: Do doja të rrihja dhe të bëja peshk Saliun me Lulin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 24-06-2019 Veliaj: Do doja të rrihja dhe të bëja peshk Saliun me Lulin

Kandidati socialist për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se do të donte më mirë që në këto zgjedhje të kishte përballë Sali Berishën ose Lulzim Bashën për ti mundur edhe si një ndëshkim për të gjitha të këqijat që i kanë bërë këtij qyteti, qoftë kur kanë qenë në pushtet ashtu edhe gjatë këtyre viteve ku janë përpjekur por pa sukses të bllokojnë çdo  projekt në Tiranë.

Por ai theksoi se kjo është një garë ku kundërshtarin nuk e ka përcaktuar ai dhe se ai është i detyruar që ta respektojë atë.

‘Kjo është si të pyes Brazilin që të ka rënë të luash me Belizën. Se ka vendos Brazili, ka rënë ai short. Do më pyesësh çfarë dua unë? Unë do të doja të rrifja dhe të bëja peshk Saliun dhe Lulin, po të jetë për dëshirën time. Të merrja dy më të fortët e tyre dhe ti bëja copë sepse as i rrisin fëmijët këtu, as i çojnë në shkollat publike, as në çerdhet publike, as me pasaporta shqiptare. Pra mua më hanë duart të bëja peshk Saliun me Lulin sepse e kanë shkatërruar qytet kur e kishin në dorë të dy bashkë dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë realitet. E shikojnë Shqipërinë vetëm për ta mjelë, as familjet nuk I kanë këtu, as shtëpitë nuk i kanë këtu, as të ardhmen nuk e kanë këtu, as himnin nuk e kanë të këtij vendi dhe as pasaportën nuk e kanë të këtij vendi. Por thash, si Brazili nuk zgjedh dot Belizën dhe as unë nuk e zgjedh dot kundërshtarin ndaj edhe në këtë rast pot ë ishte për mua të bëja peshk kupolën e PD-së që këtij qyteti i ka marrë erzin dhe I bllokon çdo iniciativë dhe është këtu vetëm në fundjavë sepse me javën s’ka asnjë lidhje me Tiranën. Kështu që po të jetë mua do të doja këtë, por nëse më pyet se çfarë më mobilizon edhe në këtë lloj fushate është të bëj atë piramidën se besoj që 5 mijë fëmijë që do të mësonin kodimin do të ishin e ardhmja e këtij qyteti. 17 shkollat e reja nga shkolla ‘Dritëro Agolli’, ‘Kristo Frashëri’ te ‘Nënë Tereza’ në Kodër – Kamëz’, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16817998886108
array(1) { ["section"]=> string(65) "veliaj-do-doja-te-rrihja-dhe-te-beja-peshk-saliun-me-lulin-169610" }