Veliaj: Ekipi që e shkatërroi Tiranën, nuk mund të jetë ekipi që do ta rregullojë atë. Reagon Bashkia

Publikuar tek: politike, më 12:46 01-05-2015 Veliaj: Ekipi që e shkatërroi Tiranën, nuk mund të jetë ekipi që do ta rregullojë atë. Reagon Bashkia

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj ka thënë gjatë një dëgjese për transportin dhe pastrimin e kryeqytetit, se Lulëzim Basha është kryebashkiaku që shkel ligjin duke parkuar makinën e tij në trotuar dhe duke dhënë shembullin e keq te qytetarët.

“Kur e ndalon një polic qytetarin për parkim të gabuar, ai i thotë që t’i kërkojë më parë llogari Lulzim Bashës, pastaj të shkojë te ai”, ka thënë Veliaj.

Erion Veliaj u shpreh se është dakort 100% me Dr.Halim Kosovën kur thotë që në Tiranë ka shumë probleme, “por menaxhuesi i qytetit është Lulzim Basha”.

“Jam dakort me Dr. Halimin kur thotë që tregjet janë mizerabël dhe kur kushtet në çerdhe janë skandaloze. Por kush i menaxhon  ato? Jam dakort kur thotë që mungojnë terrenet sportive, por a nuk ishte Lulzim Basha që premtoi terrene sportive?” tha kandidati i PS, Veliaj.

Sipas Veliajt ekipi që e shkatërroi Tiranën, nuk mund të jetë ekipi që do ta rregullojë atë.

Bashkia Tiranë ka reaguar pas deklaratave të Veliajt duke i drejtuar 2 pyetje:

Sa lekë kurseu mamaja dy vjet që ishe ministër?

Sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?

Reagimi i bashkisë vjen pas bashkëbisedimit të Veliajt me qytetarët e Tiranës, ku tha se është dakort me doktorin e nderuar Halim Kosova, i cili ankohet për problemet e Tiranës por faji i bie kryebashkiakut aktual Lulzim Basha.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011187076568604
array(1) { ["section"]=> string(104) "veliaj-ekipi-qe-e-shkaterroi-tiranen-nuk-mund-te-jete-ekipi-qe-do-ta-rregulloje-ate-reagon-bashkia-10147" }