Veliaj falenderon Xhafajn: Ministër i shkëlqyer, ja çfarë bëri në kohë rekord

Publikuar tek: politike, më 13:36 05-02-2018 Veliaj falenderon Xhafajn: Ministër i shkëlqyer, ja çfarë bëri në kohë rekord

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar sot gjatë fjalës së tij nga Akademia e Policisë veçanërisht ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Veliaj tha se Xhafaj është një ministër i shkëlqyer dhe në një kohë rekord ka disiplinuar situatën e rendin publik në vend.

“Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafën që jo vetëm ka qenë një ministër i shkëlqyer në kohë rekord për të disiplinuar situatën e rendit publik në Shqipëri. Siç duket nga të gjithë statistikat jo shqiptare por ndërkombëtare dhe nga gjithë vlerësimet që ne kemi marrë edhe me gjithë këtë ngarkesë gjithsesi ka pasur një derë të hapur që edhe Policia Bashkiake të akomodohej në këto ambiente dhe të kishte stafin më profesional të Akademisë së Policisë për të shërbyer", u shpreh kryebashkiaku.

"Dua të falënderoj zëvendësministren e Rendit, Romina Kukon e cila ndjek kryesisht çështjet e bashkive dhe të pushtetit vendor në riorganizimin e ministrisë së re të Brendshme. Ta falënderoj për mbështetjen dhe për faktin që shumë prej këtyre koordinimeve po shkojnë në mënyrë sinkron, po shkojnë në mënyrë thuajse perfekte për të pasur një qytet që funksionon mirë.

Unë e di që sa herë që flitet për çështje të rendit, qoftë ky rendi nga Policia e Shtetit, qoftë ky rendi nga Policia Bashkiake gjithmonë nuk nguron, asnjëherë as kori i cinikëve, e skeptikëve, i ironikëve, i atyre që mundohen gjithmonë të përbaltin punën e uniformave të shtetit”, u shpreh Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010560035705566
array(1) { ["section"]=> string(82) "veliaj-falenderon-xhafajn-minister-i-shkelqyer-ja-cfare-beri-ne-kohe-rekord-109202" }