Veliaj- gazetares: Flet për kulla, por pronarët e tu më kërkojnë leje për fshatra turistikë

Publikuar tek: politike, më 00:06 23-02-2018 Veliaj- gazetares: Flet për kulla, por pronarët e tu më kërkojnë leje për fshatra turistikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpërthyer ndaj gazetares Ornela Liperi duke i quajtur absurde komentet e saj në emisionin “Opinion” mbi kullat dhe debatin e krijuar për ndërtimin e teatrit kombëtar.

Veliaj ka debatuar fort me gazetaren duke i thënë se kjo e fundit flet për kulla, ndërkohë që pronarët e saj i kanë kërkuar leje për fshatra turistikë. Por kryebashkiaku i Tiranës ka shtuar se industria e ndërtimit është pozitive pasi punëson 10 mijë njerëz në Tiranë, ndaj e ka quajtur deklaraten e gazetares si hipokrizi.

“Pronarët tuaj ndërtues janë. Kjo është hipokrizi. Ndërtues janë, dhe s’ka ndonjë gjë të keqe. Vijnë te mua dhe më kërkojnë leje. Unë kam edhe respekt për ndërtuesit. Se kur ndërton, punëson njerëz, blen mall këtu. Sapo na tha që këtu investohen 300 milion euro dhe punësohen 10 mijë njerëz. Hap hotele, zyra, ku vetë ju jeni në media që paguheni me këtë industri që po ju mban në këmbë, mua më duket hipokrizi", i ka thënë Veliaj- Liperit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012256860733032
array(1) { ["section"]=> string(95) "veliaj-gazetares-flet-per-kulla-por-pronaret-e-tu-me-kerkojne-leje-per-fshatra-turistike-111150" }