Veliaj i dhuron çelësin e qytetit këngëtarit italian Riccardo Cocciante

Publikuar tek: barometri, më 07:22 22-12-2017 Veliaj i dhuron çelësin e qytetit këngëtarit italian Riccardo Cocciante

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim këngëtarin dhe kompozitorin e njohur italian, Riccardo Cocciante, dhe këngëtaren shqiptare Elhaida Dani, të cilët do të performojnë në skenën e Festivalin të 56 të Këngës në RTSH. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi këngëtarin Cocciante për gjithçka ka bërë për Shqipërinë, por në mënyrë të veçantë për promovimin e artistëve shqiptarë, dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuroi atij çelësin e qytetit.

I rikthyer në Tiranë pas 4 vitesh, këngëtari Cocciante u shpreh i surprizuar për transformimin që ka pësuar kryeqyteti. “Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj! Kam qenë këtu para katër vitesh dhe Tirana ka ndryshuar rrënjësisht, ka ndryshuar në sensin pozitiv. Dje ishim në një vend që ishte rinovuar totalisht, e mrekullueshme. Ju shpreh përgëzimet, sepse para disa vitesh kishte shumë punë për të bërë, iu vutë punës dhe dua të them se është një qytet që po rilind. Tirana po rilind, pikërisht nga problemet që ka pasur në të kaluarën dhe kjo duket qartë duke ecur nëpër qytet”, tha kompozitori italian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02485203742981
array(1) { ["section"]=> string(78) "veliaj-i-dhuron-celesin-e-qytetit-kengetarit-italian-riccardo-cocciante-103965" }