Veliaj inspekton linjat e transportit publik: Po punojmë për t’u ofruar shërbim më dinjitoz qytetarëve të Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 31-01-2017 Veliaj inspekton linjat e transportit publik: Po punojmë për t’u ofruar shërbim më dinjitoz qytetarëve të Tiranës

Në kuadër të riorganizimit të shërbimit për transportin urban, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimin e të gjitha linjave të autobusëve për të kontrolluar cilësinë e shërbimit që u ofrohet qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi të inspektojë sot linjën e re të Kasharit, e cila i është shtuar së fundmi linjave të transportit publik në qytet, duke ndikuar në përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimit krahasuar me vitet e mëparshme.

Për rreth 70 minuta, Veliaj udhëtoi përgjatë gjithë linjës, e cila u vjen në ndihmë banorëve që jetojnë në disa nga zonat më të populluara të kryeqytetit, si zona e Kasharit, e Yzberishtit, dhe zona rreth Unazës së Re.

Veliaj theksoi se krahasuar me vitet e mëparshme, transporti publik në kryeqytet ka pësuar një transformim të thellë, si përsa i përket pajisjes me autobusë të rinj, ashtu edhe përmes shtimit të linjave të reja.

“Pata mundësinë të udhëtoj për 1 orë e 10 minuta në linjën unazore të Kasharit, e cila i shërben një pjese të re të Tiranës, që më parë ishin pjesë e ish-komunës. Më parë çmimi i biletës ka qenë 50 lekë, kurse sot është 40 lekë; më parë as aboneja nuk njihej, kurse sot qytetarët mund të udhëtojnë me abone. Për ata që jetojnë në Kashar, Yzberisht, në zonën e Astirit apo rreth Unazës së Re kjo linjë është ideale, me autobusë të rinj dhe me cilësi shumë më të mirë. Duke qenë se e provova vetë e në mënyrë rastësore udhëtova në disa prej autobusëve të kësaj linje, mund të dëshmoj se shërbimi është si dita me natën, krahasuar me ku kemi qenë”, tha Veliaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe bashkëshortes, u refuzohet viza e SHBA, zbulohen dhe emrat e tjerë të drejtësisë
Vettingu shkakton "furtunë", dorëhiqet një tjetër gjyqtar këto minuta »
Article Logic
Execution time: 0.012374877929688
array(1) { ["section"]=> string(118) "veliaj-inspekton-linjat-e-transportit-publik-po-punojme-per-t-u-ofruar-sherbim-me-dinjitoz-qytetareve-te-tiranes-67228" }