Veliaj ironizon Bashën: Për të gjithë ka qenë një ditë e mbarë me diell, por për Lulin akoma ka shi, vranësira, përmbytje

Publikuar tek: politike, më 18:43 15-01-2021 Veliaj ironizon Bashën: Për të gjithë ka qenë një ditë e mbarë me diell, por për Lulin akoma ka shi, vranësira, përmbytje

Me përmirësimin e motit dhe ndalimin e reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në vend është përmirësuar. Madje, moti i kthjellët i kësaj të premte ka bërë që të mos ndihen temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.

Ndonëse këto përmirësime janë të dukshme, kreu i opozitës Lulzim Basha vijon të flasë për përmbytjet, dhe jo t’i përgjigjet akuzave të bëra ndaj tij për dy vilat dhuratë nga oligarkët.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka kursyer ironinë ndaj kryedemokratit Basha, duke u shprehur se:

“Moti ka filluar të hapet dhe toka të thahet. Për të gjithë ka qenë një ditë e mbarë me diell, por për Lulin akoma ka shi, vranësira, përmbytje.

Është rast i pa shpresë tamam si ajo shprehja: “As valët, as stuhitë, por vetë plot zell e fundoste anijen e tij”.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj ka ndarë me ndjekësit edhe pamje nga Kodrat e Liqenit në Tiranë ditën e sotme, ku qytetarët kanë shijuar diellin dhe motin e mirë duke bërë një shëtitje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vangjel Dule: Qeveria i rrëmbeu tokat minoritarëve, Basha na ka premtuar se do e korrigjojë abuzimin
Akuzat se ka marrë zyra te “Sheratoni” pas protestave te Rruga e Kombit, kunatin e Bashës e “tradhton” padia ndaj Veliajt (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011173963546753
array(1) { ["section"]=> string(124) "veliaj-ironizon-bashen-per-te-gjithe-ka-qene-nje-dite-e-mbare-me-diell-por-per-lulin-akoma-ka-shi-vranesira-permbytje-235155" }