Veliaj mbjell 163 fidanë me të dënuarat e Burgut të Grave

Publikuar tek: politike, më 22:33 22-02-2018 Veliaj mbjell 163 fidanë me të dënuarat e Burgut të Grave

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme e ka vazhduar nismën e Bashkisë së Tiranës për më shumë hapësira të gjelbërta në Burgun e Grave.

Thirrjes së kreut të bashkisë, i janë përgjigjur sot edhe gratë që vuajnë dënimin në ambjentet e institucionit të burgut të Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Erion Veliaj tha se janë mbjellë 163 drurë dekorativë, duke krijuar një park të vogël brenda këtyre ambjenteve.

“Mezi pres që në të fillojmë dhe procesin e integrimit në shoqëri edhe procesin e punësimit, shumë prej zonjave këtu pasi të lënë këtë përvojë, mundet fare mirë ti bashkohen Bashkisë në brigadat tona të gjelbërimit apo të punëve publike.” – është shprehur Veliaj.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011886835098267
array(1) { ["section"]=> string(64) "veliaj-mbjell-163-fidane-me-te-denuarat-e-burgut-te-grave-111144" }