Kandidati Erjon Veliaj ka marrë pjesë në hapjen e garës më spektakolare të makinave dhe motorrave “Rally Albania 2015.” Ai ka bërë një foto me fituesit e vitit të kaluar italianin Andrea Consentino, i cili u shpall fitues në garat me motorr, dhe Renti Sinën i cili triumfoi në garat me makina. Edicioni i 17-të i këtij kompeticioni starton sot dhe pjesë e tij do të jenë 150 garues nga e gjithë bota.